Harta e Shqipërisë rozë, Rama falenderon sërish votuesit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një falenderim në rrjetet sociale për votuesit shqiptarë që i besuan drejtimin e 54 bashkive në vend.

Vota e e së dielës, duket se ishte një surprizë edhe për vetë kryeministrin Edi Rama, i cili në daljen e parë pas 14 majit ka bërë me dije se do të nisë një tur falenderimesh duke filluar nga Shkodra, për të cilën theksoi se tashmë është sfidë për qeverinë e tij.

Një dështim të KQZ e ka cilësuar kryeministri Rama procesin e votimit për mijëra qytetarë për shkak të bllokimit të sistemit të identifikimit elektronik, e kjo duket se do të jetë një tjetër sfidë për të.

Deklaratat zyrtare dhe jo zyrtare që kanë ardhur nga Greqia për arrestimin e Fredi Belerit, kryeministri Edi Rama i vlerësoi se janë për shkak të zgjedhjeve atje, e se po pret pikërisht përfundimin e tyre para se të reagojë personalisht ndaj tyre.

Sipas tij, procesi zgjedhor në Himarë u zhvillua pa asnjë incident dhe nëse do të drejtohet apo jo nga Fredi Beleri, atë do ta vendosë Gjykata nëse do ta shpallë fajtor apo jo për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

edi rama zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET