Pritën fitoren në Shkodër apo humbjen në Himarë? Rama: Nuk flas deri në mbarim të zgjedhjeve në Greqi

Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim me gazetarët pas daljes së rezultateve në disa bashki ku PS siguroi fitoren.

I pyetur se kë priti, fitoren në Shkodër apo humbjen në Himarë, Rama u shpreh se sa i përket Himarës, askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë.

"Sa i përket Himarës, dua të jem shumë i qartë. Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimijn e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe e jona sepse kemi bërë një punë të jashtëzakoshme me qeverinë greke për një urë të re të madhe bashkëpunimi e për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien me Greqinë. Nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara se të jem i detyruar të reagoj institucionalisht.

Institucionet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë problemet e të metat e tyre, por askush që nga unë i pari që si kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre, dhe jo më pastaj të tjerë e lëre pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. 2-3 ditë para regjistrimit të kandidatëve prokuroria dhe policia kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe kandidat me shumë gjasë të PS, në Bulqizë për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh në thelb se çfarë është.

As nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog. Minoritet grek nuk ëhstë mish për topat elektoral të askujt, as në shqipëri as në Greqi." tha ai.

EMISIONET