Halli i Vulës/ Bardhi i përgjigjet Kryesisë: E ardhmja e PD, mbi çdo hall e interes personal!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 18:58

Sekretari i Përgjithshëm i Partise Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi i është përgjigjur Kryesisë, pasi kjo e fundit tha se ai po e përdor mbledhjen e Këshillit Kombëtar për intëresa personale.
Në një reagim në Tëitter, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit, Bardhi shkruan se e ardhmja e PD është mbi cdo hall apo interes personal.
"Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe Shqipërise mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal", shprehet Gazment Bardhi.


