Guri: Në mes të Tiranës, plumbat e krimit i morën jetën një nëne, të largohet menjëherë Çuçi dhe Rrumbullaku

Pas reagimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar edhe sekretarja organizative e e kësaj partie Elona Guri lidhur me atentatin në Don Bosko.
Ajo shkruan se në mes të Tiranës, plumbat e krimit i morën jetën dje në mënyrë shumë të dhimbshme një nëne, një gruaje.
Guri: Në mes të Tiranës, plumbat e krimit i morën jetën dje në mënyrë shumë të dhimbshme një nëne, një gruaje. Në orar të punës së saj të ndershme. Tmerr! Në Tiranë më shumë ka plumba se punë. Më shumë ka krim se shtet.
Largimi i menjëhershëm i Ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politikë, që kanë nxitur lulëzimin e krimit, do të ishte akti më i pakët i reflektimit ndaj këtyre jetëve të humbura përditë nga krimi dhe mungesa e rendit! Të gjithë të bëhemi bashkë për të sjellë Ndryshimin dhe një Shqipëri pa krim ku të rrisim të sigurt fëmijët.

