Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Grupi i Enkelejd Alibeajt i cili pas ditës së premte mban vulën e Partisë Demokratike ka çuar sot në Komisionin Qendror Zgjedhor kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Gjatë fjalës së tij teksa nxitonte për të shmangur gazetarët, Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera.

Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për t’u

Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.

Kujtojmë se Berisha dje deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në.

Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke bërë që Berisha mos të regjistrohej dot me logon e PD në zgjedhje.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET