Meta: Gjithçka për të mbështetur të rinjtë! Më 14 maj ndryshim me çdo çmim

Meta: Gjithçka për të mbështetur të rinjtë!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke marrë shkas nga prezantimi i kanfdidatëve të PL-së për anëtarë në këshillat bashkiakë që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 majit, shprehet se PL-ja është parti e rinisë dhe si e tillë ajo i ka krijuar kushtet të rinjve që të marrin fatet e tyre në dorë.

Kjo, thotë Meta, si e vetmja zgjidhje për t’u kthyer në shpresë për komunitetet që ata përfaqësojnë.

“I lumtur të nisja prezantimet e kandidatëve tanë për Këshillat Bashkiakë dje nga Korça.

Me qindra të rinj e të reja si Ismeralda Seidolli do të kandidojnë dhe do të zgjidhen në Këshillat Bashkiakë duke marrë në dorë fatet e tyre dhe duke u kthyer në një shpresë për komunitetet e tyre dhe gjeneratën e re.

Gjithçka për të mbështetur të rinjtë! Partia e Lirisë - Partia e Rinisë! Partia e Lirisë Korçë! 14Majm Fitore! Ndryshim me çdo çmim”, shprehet në mesazhin e tij kreu i PL-së, Ilir Meta.

EMISIONET