Goro jashtë ekipit fitues të PS në qarkun e Vlorës, Klosi: Kundërshtarët dyfishuan votat në Himarë
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi, doli sot sëbashku me 7 kandidatët fitues të bashkive për të falenderuar votuesit.
Në këtë qark socialistët humbën vetëm Himarën dhe Klosi tha se kundërshtari në këtë bashki dyfishoi votat në krahasim me dy vite përpara.
"Vlora është zemra e Partisë Socialiste dhe PS ka zemrën në Vlorë. Të 7 kandidatët tanë morën rezultat spektakolar, dolën më mirë sesa pritshmëritë tona. Në Vlorë gjithmonë PS do të marrë fitoret spektakolare. Kam ardhur këtu me ekipin fitues të Vlorës. Nuk është kandidati i Himarës, që megjithëse nuk fitoi mori rezultat shumë më të të mirë sesa dy vite përpara.
Por ama kundërshtarët arritën që në bashkinë e Himarës të dyfishojnë votat. Nga 2195 vota shkuan në 3837 vota. Kundërshtarët tanë u shtuan me 1938 vota duke na çuar në një situatë jofituese në Himarë. Por përsëri edhe aty socialistët në mbështetën dhe sollën 400 vota më shumë sesa dy vite më parë".