Numërohet kutia e fundit/ Mbyllet Tirana, Veliaj me mbi 58 mijë vota më shumë se Këlliçi
Erion Veliaj fiton Tiranën me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi.
Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë.
Në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%.
Komunisti Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa Lajla Përnaska ish deputetja demokrate që kandidoi për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota.
Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Madje, Belind Këlliçi ka humbur dhe në lagjen e tij tek “Myslym Shyri”, ku edhe votoi.