Gjipali: Qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën, shihen me lupë zmadhimi, duhet politikë më e qetë nga Tirana
Eksperti i cështjeve të integrimit, Gledis Gjipali ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" më Ora News. Gjipali u shpreh se qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën gjithmonë shihen me një lupë zmadhimi, për shkak të interesit të madh që Shqipëria ka me Kosovën
"Mendoj që qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën gjithmonë shihen me një lupë zmadhimi, sigurisht për shkak të interesit të madh që Shqipëria ka me Kosovën. Në momentet kur ka konfliket mes dy liderve të dy vendeve, ndonjëherë edhe amplifikohen edhe më shumë, gjë që e bën edhe më të vështirë kthimin në normalitet të marrëdhënieve më pas.
Këtë e këmi vënë re edhe me kryeministra të tjerë, jo vetëm me Kurtin, se ndonjëherë është edhe fokusi se faji është vetëm i Kurtit, është faji i gjithi i Ramës. Në këtë aspekt duhet të ketë një politikë më të qetë nga ana e Tiranës, në kuptimin edhe të reagimeve", tha ndër të tjera Gjipali.