Dule: Rama është në kërkim të rolit të protagonistit, duhej të ishte mbështetës ndaj qeverisë së Kosovës
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News. Dule u shpreh se Rama është në kërkim të rolit të protagonistit edhe atëherë kur është i ndërgjegjshëmse pesha e fjalës dhe aktit të tij është inekzistente.
"Nuk është hera e parë që ndodh një histori e tillë. Rama është në kërkim të rolit të protagonistit. Në cdo situatë dhe në cdo konjukturë. Edhe atëherë kur është i ndërgjegjshëm që pesha e fjalës dhe aktit të tij është inekzistente.
Të gjithë e dimë se Kosova është një produkt rrjedhojë e popullit të Kosovës, i përpjekjeve të tyre dhe i mbështetjes së faktorit euroatlantik. Roli i Shqipërisë ka qenë rol mbështetës dhe jo përcaktues. Edhe në këtë rast me zhvillimet e fundit me sulmet e fundit në Banjskë, kemi një ndryshim raportesh.
Në këtë kurs ndryshimesh, Rama duhet të ishte në rolin mbështetës. Mbështetës ndaj qeverisë së Kosovës.", tha ndër të tjera Dule.