Gjiknuri kërkon votë masive në Librazhd: Ata që nuk kanë gjë në dorë të premtojnë qiejt

Teksa prezantoi kandidatin e PS-së Mariglen Disha për Librazhdin, Damian Gjiknuri sulmoi kundërshtarët Berisha-Meta, duke deklaruar se ata io përkasin të shkuarës.

Gjiknuri: Ata që nuk kanë gjë në dorë të premtojnë qiejt, kjo dihet. Ty do të fus në punë, këtë do ta bëj drejtor, këtë rrugë do ta bëj. Kur i thua me çfarë do ti bësh? Hajt se flasim. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk i thonë asgjë Librazhdit. Vota e 14 majit konsolidon arritjet tona politike, vota këtu duhet të jetë masive për të dhënë mesazhin e fitores kudo. Ilir Meta dhe Sali Berisha i përkasin të shkuarës, kanë vetëm një qëllim: Të përmbysin!

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET