Bashkë Fitojmë, ankimim në KAS: Të hiqet logoja e partive në fletën e votimit
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon që në fletën e votimit të mos jetë as logoja e partive përbri emrit të kandidatëve.
Në ankimimin e depozituar sot në KAS, përfaqësuesit e koalicionit e argumentojnë kërkesën me tre arsye.
“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respeKtive dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike. Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore. Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni”, thuhet në dokument.
Në ankim nënvizohet se kryekomisioneri Celibashi nuk e ka marrë parasysh këtë propozim, për pasojë kanë vendosur që t’i drejtohen KAS.