Fushata/ Zgjerohet Kryesia e Partisë së Lirisë, kriteret për kandidatët e këshillave bashkiakë

Fushata/ Zgjerohet Kryesia e Partisë së Lirisë, kriteret për

Partia e Lirisë miratoi në mbledhjen e saj të së premtes të Kryesisë kriteret për kandidatët për këshillat bashkiakë që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Sipas vendimit në fjalë, ata duhet të kenë një kontribut në komunitet, mediat qendrore dhe ato sociale, angazhim publik për të denoncuar korrupsionin, performancë zgjedhore dhe qëndrueshmëri politike.

Ndërkohë po sot është emëruar në postin e sekretares për Çështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore Brunilda Paskali.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

Angazhimi publik, kontributi në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale

Angazhim publik në denononcimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashkinë.

Te jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.

Qendrueshmëri politike.

Të interesuarit për të qënë pjesë e listës për kandidat/e për anëtarë të këshillit bashkiak duhet ti drejtohen me një kërkesë pranë Sekretarit

Organizativ, selia qendore e PL-së ose në adresën zyrtare të emailit [email protected] deri më datë 25.02.2023.

Në mbledhje u vendosën edhe pesë anëtarë të rinj në kryesinë e PL:

Kontjana Kuçi

Gentjan Çala

Ismeralda Seidolli

Anisa Ibraj

Viktor Tusha

Faik Basha

Luigj Turmalaj

zgjedhjet 14 maji ilir meta fushata zgjedhjet 14 maji partia e lirisë

EMISIONET