Meta: 14 maji dita e fundit e monizmit në nivel lokal, do t’i kthejmë bashkitë në duart e qytetarëve

Nga Partia e Lirisë, kreu i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh se më 14 maj do të jetë dita e fundit e monizmit në nivel vendor.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që bashkitë e vendit tu kthehen qytetarëve dhe se do të luftohet që të zgjidhen këshilltarë bashkiakë të devotshëm.

Meta: Është shumë e rëndësishme që t’i japim fund monizmit në nivel vendor. Në 14 maj kemi një datë shumë të rëndësishme dhe do tu kthehen bashkitë në duart e qytetarëve. Objektivi ynë të kemi përfaqësi sa me më shumë dinjitet me këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit. Unë besoj se të gjithë ne do të jemi të përgjegjshëm që të zgjedhim njerëz të devotshëm që do t’i kthejnë në vepra kauzat tonë në favor të qytetarëve dhe komunitetit.

14 maji do të jetë një frymëmarrje e re për bashkitë dhe demokracitë. Modeli ynë do të jetë gjithëpërfshirja përballë modelit të rilindjes që ofrohet në gjithë vendin. Gjithë kjo përpjekje do të bëjë që opozita të arrijë një rezultat spektakolar më 14 maj.

 

zgjedhjet e 14 majit 14 maji partia e lirisë ilir meta zgjedhjet

EMISIONET