Padi për “aktivistin”, Berisha: Aplikacioni i PS-së shkel ligjin, dhunë ndaj votuesve

Pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, Sali Berisha deklaron se do të ngrejë padi ndaj mazhorancës. Shkak është bërë aplikacioni aktivisti që sipas tij është kthyer në mjet dhune për votuesit. Nga ana tjetër ai akuzoi Ramën se po përdor fondet publike për propagandë ndaj shtoi se do të dorëzojë nismë ligjore për dyfishimin e pagës minimale

Aplikacioni aktivisti i nisur prej mazhorancës para zgjedhjeve vendore do të jetë pjesë e një ankimi ligjor prej partisë demokratike e renditur në krah të Sali Berishës.

Në një dalje për mediat ai e ka cilësuar një formë presioni dhe dhunimi për votën.

Berisha: Akt1vist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral.

Një tjetër denoncim Berisha bëri për rritjen e pagave minimale dhe për premtimet e Ramës dy muaj para zgjedhjeve.

Berisha: Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner, një njeri që nuk ka asnjë princip.

Duke e cilësuar tentative për të blerë vota, Berisha tha se do të paraqesë një tjetër nismë në kuvend.

Deklaratën Berisha e ka bërë në selinë Blu, ku qëndron edhe pasi vula iu dha Enkelejd Alibeaj.

Por edhe ky i fundit duket se tashmë ka selinë e re, të vendosur pranë kryesisë së kuvendit.

EMISIONET