FOTO/ Ja "arsyet" pse duhet t'i bashkohen qytetarët protestës së opozitës më 20 shkurt në Tiranë
Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet. Nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.
Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.
Arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:
Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë.
Vjedhja e shekullit me sterilizimit, i
nceneratorët,
Porti i Durrësit,
vjedhje me punët publike,
vjedhje me PPP,
vjedhje për luks,
Skandali i shekullit Rama-McGonigal,
drejtësia e korruptuar,
kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj,
shkatërrimi i drejtësisë,
arsimit,
pluralizmit,
fermerët,
pensionistët,
studentët e harruar.
Ndërkohë pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dhe deputetë të Lulzim Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.