“Fijet” e krimit, Çuçi lavdëron policinë për heqjen e kamerave: Jemi në rrugën e duhur

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk e sheh të vonuar aksionin për heqjen e kamerave vëzhguese nga rrugët dhe hapësirat publike të qyteteve. Ai tha se me këtë aksion policia është në rrugën e duhur. Ndërkohë nga vazhdimi i kontrolleve në gjithë vendin, numri kamerave të çmontuara ka arritur në 451, ndërsa janë proceduar penalisht 84 persona.

Policia ka përditësuar bilancin e operacionit për çmontimin e kamerave nga rrugët dhe hapësirat publike ku mësohet se numri i mjeteve vëzhguese të sekuestruara ka arritur në 451 copë.

84 persona janë identifikuar deri tani si pronarë të kamerave të cilët janë proceduar për vëzhgim të paligjshëm të hapësirave publike.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha pas mbledhjes së qeverisë, se operacioni për heqjen e kamerave ka treguar edhe një herë se policia po lufton krimin.

"Ne po ndërhyjmë dhe kjo është shumë pozitive në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Duhet t'ja lëmë këtë të shkuarës dhe të përqëndrohemi dhe të shohim të gjithë këtë punë që po  bën policia".

Po ashtu Çuçi foli edhe për dy vendime e qeverisë të miratuara në mbledhjen e fundit, ku më kryesorja ka të bëjë më lëvizjën e lirë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor vetëm me kartë identiteti.

"Lëvizja në Ballkanin Perëndimnor vetëm  me dokument identiteti. Është një marrëveshje e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit të kaluar dhe qeveria shqiptare e miraton këtë gjë. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë dhe qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit."

Ministri i Brendshëm foli edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e një task-force e cila ka si qëllim luftimin e krimit të organizuar.

bledi cuci kamerat e krimit

EMISIONET