Çfarë po ndodh? Rama në zyrën e Begajt, pas Presidencës mbledh Qeverinë

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në Presidencë me kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë takim që vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Asociim Stabilizimit mes BE-së dhe Shqipërisë që u mbajt në Tiranë, mendohet se diskutimi pritet të fokusohet te vendimi për pezullimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për investitorët e mëdhenj, ose siç njihet ndryshe si projekti i “pasaportave të arta”, një nismë kjo e kundërshtuar nga aktorët kryesorë të politikës ndërkombëtare.

Po ashtu në orën 10:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës e qeverisë, ku në përfundim të saj, ministrat do të komunikojnë për mediat vendimet e miratuara.

Ndërkaq, kreu i Qeverisë do ta niste ditën me publikimin e parashikimeve të reja në Kodin Rrugor, që u miratuan një ditë më parë në Kuvend, nismë kjo që u miratuan edhe me votat e deputetëve të opozitës.

edi rama rama bajram begaj begaj

EMISIONET