"Çështja "Beleri", tragjedi shqiptare me tituj grekë"/ "Kathimerini": Kronika e një dënimi të paralajmëruar
Procedimi penal filloi dhe u organizua menjëherëpas vizitës së z. Rama në Himarë, më 6 maj 2023, ku ai kuptoi se rezultati i zgjedhjeve vendore në Himarë të dielën e 14 majit do të rezervonte një humbje të rëndë për të dhe Partinë Socialiste, siç edhe doli në të vërtetë. Jo rastësisht, ai u përpoq me gjithë fuqinë e tij me ofendime dhe duke pranuar haptazi se do të merrej “personalisht” me z. Beleri, siç edhe bëri.
SI U NGRIT SKEMA E INTRIGËS DHE KUSH KONTRIBUOI NË NGRITJEN E SAJ
Sipas akteve shkresore që ndodhen në dosjen gjyqësore, si edhe nga sa është deklaruar përpara gjykatës, është aktivizuar “bashkëpunëtori i policisë– provokatori” z.Arsen Rama, i cili ka biseduar në telefon me drejtuesin e Komisariatit të Policisë Himarë z.Ermal Hajdini dhe i ka thënë se kishte vënë në dijeni të blerjes së votave në favor të Fredi Belerit për zgjedhjet vendore. Drejtuesi i Komisariatit të Policisë Himarë deklaroi se ka bërë një hetim pas këtij denoncimi dhe më pas ka vënë në dijeni prokuroren e Vlorës,znj. Matilda Peza, si dhe ka i ka vendosur mjetet e përgjimit Arsen Ramës dhe ka “siguruar” lejen për të nisur përgjimin.
“Provokatori” A.R. nuk mundi t’i shpjegoj gjykatës se si e ka kuptuar që, sipas tij, po bëhej blerja e votave në Himarë, nuk ka dhënë si shembull asnjë rast dhe nuk referoi asnjë dëshmi konkrete. I pyetur nga gjyqtarët ai thjesht deklaroi se e kishte kuptuar sepse i kishte thënë “dikush”, të cilin as e njeh dhe as nuk e mban mend. Të njëjtën gjë bëri edhe z. Ermal Hajdini, i cili nga njëra anë deklaroi se ka kryer hetime lidhur me këtë denoncim, ndërsa nga ana tjetër nuk ka deklaroi asnjë rezultat të konkret të këtyre hetimeve që do të justifikonte operacionin policor. Znj. Matilda Peza, zyrtare e Partisë Socialiste është caktuar në këtë çështje nga vëllai i saj, kryetar i Gjykatës së Vlorës. Edhe pse nuk kishte kompetencë, ajo ndërmori veprime kyçe.
Lidhur me përgjimet, ngaaktet e dosjes gjyqësore konstatohet se ka pasur përgjim ambiental 24-orësh të z. Beleri nga dy grupe. Është kryer përgjimi telefonik, si dhe përgjimi ambiental i lokaleve dhe i vendtakimeve të anëtarëve tëkoalicionit opozitar dhe të zyrës vendore të “Omonias”. Gjithashtu, rezulton se mjaft mbështetës të z. Beleri u përgjuan pa vendimi përgjimi nga Prokuroria e Vlorës.
Gjëja më e rëndësishme që del nga përgjimet është se ato kanë filluar më herët se data e marrjes së vendimit për kryerjen e përgjimeve, në procesverbal nuk përmenden specifikisht orët e fillimit dhe të përfundimit të përgjimit,ndërsaështë falsifikuar një dokument i këtyre procesverbaleve me qëllim për të "legjitimuar" afatet kohore. Natyrshëm, pas gjithë këtyre masave të autoriteteve dhe përgjimeve disaditore, lind pyetja, përse i arrestuan mesnatën e ditës së premte z. Beleri dhe z. Kokaveshi?
ARRESTI: NË FLAGRANCË APO URDHËR POLITIK?
Të premten, 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, bëhet arrestimi në qendër të Himarës, dy kilometra larg lokalit ku pretendojnë se ka ndodhur vepra penale dhe nuk ka asnjë lidhje kohore me të. Z. Beleri doli nga një restorant dhe po bisedonte me dy miqtë tij. Pas situatës së krijuar dhe pasi njerëzit u mblodhën jashtë Komisariatit të Policisë së Himarës, u afrua aty edhe z. Pantelis Kokavesis. Ai pyeti se çfarë kishte ndodhur me z. Beleri dhe menjëherë u arrestua. Kjo u prezantua nga kryeministri E. Rama, nga gjykata e Vlorës dhe më pas edhe nga Spak si një arrestim “në flagrancë”, duke “justifikuar” burgosjen e paligjshme që pasoi. Është i qartë motivi i koherencës mes protagonistëve: Edi Rama - Policia - Gjykata e Vlorës - Spak.
Pas arrestimit, z. Beleris dhe z. Kokaveshi u transferuan në Vlorë ku Prokuroria e famshme e Vlorës “zbuloi” një dëshmi penaliteti të z. Beleri, e cila e nxjerr atë të dënuar. Siç është vërtetuar tashmë, gjendja gjyqësore e z. Beleri është i padënuar, ndaj edhe sa herëështë kërkuar nga Institucione të ndryshme, ajo vërtetonte se është i padënuar....përveç ditës që "duhej" të arrestohej. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përpara se të pranonte kandidaturën e tij për zgjedhje, e hetoi thellësisht dy herë dhe konstatoi se ai është i padënuar. Në seancën e fundit gjyqësore, personi përgjegjës i regjistrit të gjendjes gjyqësore në Shqipëri deklaroi se gjendja reale gjyqësoree z. Beleris është i padënuar.
Një nga ekspertët më të mirë IT në Shqipëri deklaroi publikisht se dëshmia e penalitetite përdorur nga autoritetet për arrestimin e z. Beleri ështëe falsifikuar, ndërkohë që dokumentoi shkencërisht dhe profesionalisht mënyrën e falsifikimit të saj.
Akuza në çështjen në fjalëlidhet meshitblerjen e votës. Konkretisht ata akuzohen se kanë blerë 8 vota në shumën 360 euro. Arsen Rama ka bërë një listë me 8 votues, listëe cila nuk ka arritur kurrë në duart e zotit Beleri dhe tëaskujt tjetër nga stafi i tij. Gjithashtu, në përmbajtjen e listës, siç u bë e ditur shumë më vonë, ka të afërm të zotit Arsen Rama dhe disa të tjerë që deklaruan se nuk e kishin idenë për ekzistencën e një liste të tillë dhe as për përmbajtjen e saj. Vlen të theksohet se disa prej tyre nuk janë as votues në Bashkinë e Himarës. Në konsultim dhe udhëzim absolut, siç kanë deklaruar përpara gjykatës,drejtuesi i Komisariatit të Policisë Himarë dhe A.R organizuan hap pas hapi veprimet e tyre për të futur në kurth zotin Beleri.
Në provat që ndodhen në dosjen gjyqësore, por edhe në ato që u lexuan në gjykatë nga prokurorët e SPAK znj. Dorina Bejko dhe z.Adnan Xholi, rezultojnë 30 thirrje telefonike, shumica pa përgjigje, nga z. Arsen Rama drejt z. Beleri. Ka fotografi që tregojnë z. Beleri duke pirë kafe, fotografi ku ai flet me stafin e tij, një fotografi që prokuroria pretendoi në mënyrë të rreme se tregon z. Beleri duke biseduar me A.R., ndërsa u vërtetua se personi në këtë fotografi është shtetasi Thoma Bogdani, i cili u paraqit dhe e dëshmoi edhe personalisht këtë fakt përpara gjykatës.
Një bisedë në aplikacioninëhat's app ku stafi dhe miqtë e koalicionit shkëmbenin urime dhe sugjerime për vullnetarë për fushatën zgjedhore. Një video ku shfaqet z. Kokaveshi duke biseduar me A.R, ku po i lexonte (Arsen Rama) emrat e listës së zgjedhësve që kishte mbledhur. Më pas, pasi kanë numëruar emrat në listë, janë larguar nga lokali. Sipas prokurorisë, aty është kryer krimi i pretenduar por video në fjalë nuk është shfaqur asnjëherë në gjykatë. Nuk duket dhe as dëgjohet sikur po diskutohet lidhur me ndonjë transaksion. Menjëherë pas kësaj, A.R shkoi në Komisariatin e Policisë Himarë me qëllim t’i hiqeshin aparaturat e përgjimit, ndërkohë që nuk i dorëzoi paratë që pretendonte se kishte marrë nga zoti Kokaveshi. Përseta bënte një gjë të tillë? I pyetur nga avokatët ai u përgjigj se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur me paratë, vetëm se i ka marrë paratë. Përkundrazi, pas arrestimeve, të nesërmen në orën 6:00 të mëngjesit i ka dorëzuar policisë 8 kartëmonedha që supozohet se i ka marrë. Në këqyrjen e këtyre kartëmonedhave nuk u gjetën gjurmë gishtash as të z. Kokaveshi dhe as të z. Beleri. Kryepolici, i pyetur se pse nuk e arrestuan z.Kokaveshi në atë moment të takimit që kishin organizuar ku do të kryhej edhe transaksioni, deklaroi se ...ishte duke darkuar në një fshat tjetër.
DËSHMITARËT: TË AKUZËS APO ... TË MBROJTJES?
Dëshmitarët e akuzës të thirrur nga prokurorët e Spak ishin z. Arsen Rama, z. Ermal Hajdini, vëllai i z. Arsen Rama, z. Abdyl Rama, dy shtetas nga fshati Dhërmi që ishin në listën e “provokatorit” dhe dy shtetas nga Himara që sipas hetimeve të prokurorisë do të përfitonin dokumentet greke në këmbim të votës së tyre.
Gjykata e Posaçme gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit kryesor të akuzës, z. Arsen Rama, vendosi të përjashtojë nga salla qytetarët, gazetarët, politikanët dhe ambasadoren greke, duke lehtësuar A.R. “se mos shqetësohej dhe bënte ndonjë gabim” me arsyetimin se ishte kërcënuar me jetë (seanca gjyqësore u zhvillua në fillim të tetorit, ndërkohë që A.R punonte dhe lëvizte në Himarë që prej muajit maj). Një masë ekstreme që gjithmonë përdoret vetëm në rastet e përdhunimeve. Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari kryesor bëri shumë deklarata kontradiktore, nuk mbante mend thuajse asgjë, asnjë detaj, përveçse ka marrë para nga z. Kokaveshi me sugjerim të z. Beleri. Pikërisht atë që i ishte kërkuar të deklaronte. Zbulimi në këtë seancëishte pranimi i tij se ishte financuar nga fondet sekrete të Policisë Shqiptare për të kryer misionin e tij, duke i krijuar një motiv.
Fatmirësisht, për këtë veprim kishte pasur një denoncim publik nga kreu i opozitës zyrtare të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Kështu u bë i njohur ky fakt, prandaj edhe ai e rrëfeu në gjykatë. Madje, prokurorët e SPAK deklaruan se nuk kishin dijeni për financimin e dëshmitarit të akuzës. Megjithatë, gjyqi vazhdoi! Dëshmitari i dytë i akuzës, z.Ermal Hajdini, jo vetëm konfirmoi sa më sipër, por gjithashtu pranoi se ai e udhëzonte A.R dhe se ky i fundit është i njohur për autoritetet. Së bashku me A.R kanë qenë të vetmit që kanë akuzuar, por sërish “rastësisht” ka një motiv financiar. Pas kësaj çështjeje, punonjësi i policisë ka shkuar me ngritje dy gradë, përveç gradimit, i janë shtuar edhe të ardhurat. A.R ka dy dënime për vjedhje shtëpie, mashtrim dhe rrahje të një të moshuare. Vlen të theksohet se sipas ligjit shqiptar është e ndaluar që “provokatori” apo çdo qytetar të bëjë presion dhe shtytje ndaj një shtetasi tjetër për të kryer ndonjë krim. Në rastin konkret, është shumë e qartë se policia ka organizuar dhe ka kërkuar të kryejë veprën konkrete, e cila nuk është kryer por dhe edhe sikur të kishte ndodhur, është plotësisht e vërtetuar se nuk do të kishte ndodhur pa të paguarin e policisë z. Arsen Rama.
Dëshmitari i tretë i akuzës, por i një rëndësie të veçantë, është vëllai i A.R, z. Abdyl Rama. Ai nuk u paraqit kurrë në gjykatë, pavarësisht se ishte kërkuar vazhdimisht. Vonoi gjykimin duke zgjatur edhe një muaj më shumë paraburgimin e z. Beleri. Zoti Abdyl Rama tre ditë pas skandalit të arrestimit dha një intervistë për një kanal shqiptar me dëshirën e tij për të folur. Ai ndër të tjera deklaroise vëllai i tij u fut në kurth nga policia, është vetëm 23 vjeç, ndërsa për z. Beleri ka thënë se nuk i është afruar asnjëherë me qëllim blerjen e votës, përkundrazi ka dashur të kërkojë falje për dëmin që i ka shkaktuar. Një muaj më vonë dhe pasi u zhduk nga Himara, ai u thirr nga prokuroria dhe dëshmoi në organet hetimore pikërisht të kundërtën dhe ...më pas u zhduk. Sot është mëse e kuptueshme pse policia e fshehu (në kuptimin e plotë të fjalës). Ndoshta mund të hidhte në erë të gjithë çështjen.
Pjesa tjetër e dëshmitarëve të “akuzës” deklaruan se nuk kanë lidhje me z. Beleri, se nuk e njohin, nuk e njohin as A.R dhe se nuk kanë votuar në zgjedhje. Ndërsa çifti nga Himara sqaroi se nuk iu afruan asnjëherë z. Beleri për “letrat greke” për arsyen e thjeshtë se kanë dokumente greke që prej vitit 2009!
Është i dyshimtë besimi dhe siguriaqë organizatorët ekësaj skeme kanë ndaj gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, Spak, pasi ata as që u interesuan të mbushin ndopak akuzën, qoftë edhe në mënyrë të rreme. Ata nuk arritën të gjenin një dëshmitar të akuzës, një himarjot mes 26.000 të tillëve që nuk kishte lidhje me policinë dhe nuk ishte paguar prej tyre, për të dëshmuar kundër z. Beleri dhe z. Kokaveshi. Gjyqi do të përfundojë me dy dëshmitarë tërësisht të njëanshëm dhe aspak të besueshëm.
PARABURGIM APO URDHËR POLITIK?
Mes gjykimit dhe arrestimit ka pasur të paktën gjashtë gjykime në pothuajse të gjitha shkallët e gjyqësorit lidhur me masën e sigurimit “arrest me burg”. Të gjithë kanë vendosur vazhdimin e masës ekstreme të paraburgimit, ndërkohë që nuk ka rrezik të përsëritet e njëjta vepër pasi zgjedhjet kanë përfunduar, hetimet kanë përfunduar dhe asnjë provë nuk mund të prishet. Z. Beleri u zgjodh kryetar bashkie, fakt që u vërtetua edhe nga Gjykata e Vlorës, nuk ka rrezik ikje sepse ka bërë vazhdimisht kërkesa për betimin si kryetar bashkie. Ai gjithashtu bën biznes në Himarë, jeton me familjen atje dhe ka kufizime të tjera që do të siguronin që ai të mos ikë.
Një tjetër shkelje e të drejtave të njeriut që nuk justifikohet në raport me përmasat e veprës penale dhe për një kryetar të zgjedhur, aq më pak kur ai është i vetmi që është paraburgosur për këtë vepër në Shqipëri ndër 36 çështje të tjera me të njëjtën aktakuzë. Sot për të njëjtin krim akuzohen edhe dy kryetarë të tjerë, të cilët jo vetëm janë të lirë, por ushtrojnë lirisht detyrën e kryebashkiakut. Ky trajtim është vula e objektit të diskriminimit dhe qëllimi i kësaj skeme.
Lidhur me paraburgimin është në pritje vendimi i Gjykatës Kushtetuese, niveli më i lartë gjyqësor në Shqipëri, e cila ka 4 muaj vonesë, ka tejkaluar afatet, nuk ka asnjë precedent dhe as shpjegim logjik për urgjencën e kërkesës. Një veprim padyshim i qëllimshëm, që ajo të mos merrte vendim para përfundimit të gjyqit të themelit dhe të mos i hapte rrugë ankimimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg), në mënyrë që të mos lirohet nga burgu dhe të mos betohet.
BETIMI – PREZUMIMI I PAFAJËSISË – BE – RAMA
Pas rezultatit të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, të nesërmen, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi. Rama pranoi humbjen në Himarë. Pak ditë më vonë Gjykata e Vlorës konfirmoi fitoren e Belerit dhe e certifikoi atë si kryetar bashkie. Që atëherë është kërkuar vazhdimisht që të bëhet e mundur betimi i kryetarit të zgjedhur. Fillimisht u kërkua si diçka krejtësisht e logjikshme, si vendim administrativ, kryerje e betimit me leje disaorëshe. Drejtori i burgut ku mbahej në atë kohë z. Beleri iapërcolli kërkesënDrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve vendosi të refuzojë lejen, edhe pse ka një precedent për këtë lloj kërkese në Shqipëri. Leje të ngjashme u janë dhënë deputetëve të paraburgosur për të bërë betimin ose për të votuar një projektligj. Të dënuarve u është dhënë leja të shkojnë dhe të votojnë në zgjedhjet e 14 majit. Të dënuarve u është dhënë leje të shkojnë edhe në debate televizive. Pas tre muajsh vonesë, ata e refuzuan kërkesën e Belerit dhe e dërguan atë në gjykatë. Kështu një vendim thjesht administrativ u bë ...gjyqësor!
Askush nuk do ta besonte se një gjykatë në vitin 2024 mund të refuzonte lejen për një kërkesë të tillë. Megjithatë, në Shqipëri, pas aplikimeve përkatëse në gjykata, më 12 dhjetor 2023, ka ardhur vendimi i parë gjyqësor nga SPAK, i krijuar me fonde evropiane. Ky vendim, jo vetëm që nuk pranoi akordimin e lejes për betim, pa shpjeguar pse, por thuajse autorizoi vetë kryeministrin Edi Rama që të propozojë kë të dojë për të marrë Bashkinë e Himarës. Është e rëndësishme të theksohet se për nxjerrjen e këtij vendimi u deshën tre muaj. Gjyqtarët e zgjedhur për të marrë këtë vendim janë të njëjtët gjyqtarëqë po shqyrtojnë edhe çështjen në themel, z. Erjon Cela, znj. Irena Gjoka dhe znj. Flora Hajredinaj. Kemi të bëjmë me një vendim që vetëm gjyqësor nuk është.
Në shqyrtimit të ankimit kundër vendimit të Spak lidhur me lejen për betim ka ndodhur ky fenomen: ndërsa në shkallë të parë kërkesa është shqyrtuar nga tre gjyqtarë (gjyqtarët kryesorë të çështjes) dhe ndërkohë që ka një vendim të Gjykatës së Lartë që parashikon praninë e tre gjyqtarëve për këtë rast konkret, në gjykatën e apelit gjykimin e ka bërë një gjyqtar i vetëm. Konkretisht, gjyqtarja zonja Daniela Shirka, e cila gjithashtu e refuzoi lejen për betim.
Gjyqi është pothuajse në përfundim dhe koha e vendimit po vjen. Z. Beleri ka mbushur nëntë muaj burg. Ai u mbajt në paraburgim gjatë gjithë kohës, nuk iu dha leja për të bërë betim, nuk kishte asnjë predispozitë politike apo gjyqësore për ndonjë lëshim. Gjatë kësaj kohe vihet re qëndrimi shembullor i himariotëve, nga njëra anë ndaj regjimit shqiptar që shkeli të drejtën e tyre supreme të zgjedhjes, nga ana tjetër ndaj shtetit grek nga i cili shpresojnë si qytetarë grekë se do të mbrohen. Ata janë mbledhur rreth “Omonias” së Himarës dhe në çdo proces vërshojnë sallat e gjyqit pa llogaritur kostot dhe pasojat që do të kenë nga regjimi.
Z. Fredi Beleri, duke treguar qartësi dhe forcë të pashtershme, ndonëse herë pas here i janë afruar me synimin për kompromise të pandershme, ka preferuar ta ngjitë Golgotën deri në fund, pavarësisht çdo pajtimi me regjimin e Ramës.
Gjatë paraburgimit një ditë burg në rast të dënimit konsiderohet një e gjysmë, prandaj kur të përfundojë gjykimi ai do të ketë vuajtur tashmë 15 muaj. Së fundmi kanë përfunduar disa çështje për të njëjtën vepër, në të cilat natyrisht ka pasur prova të forta dhe fajtorët kanë pranuar, por në ASNJË nuk ka pasur dënim më shumë se një vit (dënime me kusht, ku fajtorët nuk kanë kaluar asnjë ditë burg).
Nëse reflektojmë mbi zhvillimin e deritanishëm dhe nëse nuk ndryshon diçka në mënyrë spektakolare, parashikoj një dënim. Janë të pakta shpresat se dënimi do të jetë i tillë që do të lejojë betimin dhe njëkohësisht lirimin e menjëhershëm të zotit Beleri.
Nëse as kjo nuk ndodh, kemi të bëjmë me një tragjedi shqiptare me tituj grekë.