FOTO/ Baçi: Çdo ditë te rruga e shpresës dhe më 20 Shkurt, të gjithë në protestë në Tiranë!
Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi, u ka kujtuar qytetarëve dhe jo vetëm atyre fierakë, se më 20 shkurt janë të gjithë të mirëpritur për të protestuar në Tiranë.
“O sot, o kurrë”, thekson ai në një shënim të shkurtër në Fb, në të cilin ka publikuar foto të protestuesve që mblidhen çdo mbrëmje pranë godinës ku lideri i opozitës mbahet në arrest.
“Çdo ditë në orën 18 te rrugica e shpresës, aty ku në mënyrë hakmarrëse, të qëllimtë, kanë izoluar politikisht, nga frika dhe tmerri që kanë, Kryetarin e PD, Profesor Doktor Sali Berishën! Në 20 shkurt, ora 17:30, të gjithë në protestë në Tiranë! O sot, o kurrë!" bën thirrje ai.