Asambleja e PS-së/ Berisha: Rama përdori metodat e diktatori Hoxha në plenumet e linçimit

Sali Berisha akuzoi Edi Ramës se njësoj si diktatori gjakatar Enver Hoxha përdori të njëjtat metoda si ky i fundit në plenumet e linçimit ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

Berisha: Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori  në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm.Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje. I tillë ishte terrori që vendosi. Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit.

Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF. Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë. Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt. Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook.

EMISIONET