Elezi: Shkarkimi i Vlora Hysenit nga Shërbimet Inteligjente të Kosovës politik, konsiderohej si njeri i Thaçit
Bedri Elezi, ekspert sigurie, thotë se Vlora Hyseni është larguar nga Shërbimet Inteligjente të Kosovës për arsye politike.
Në "Ora e Betit", ai tha se pozicioni që ajo mbante i duhej Osmanit për një mik të saj por nuk e mohoi faktin se Hyseni konsiderohej edhe si njeri i Thaçit.
Elezi: Vlora Hyseni është rekrutuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nga një konkurs standard i asaj kohe. Presidentja i kishte kërkuar të dorëhiqej, e njeh mirë se të dyja janë nga Mitrovica. Presidentja kishte interes të lironte pozicionin e zëvendësdrejtorit për një mik të tyre, vëllain e deputetes së listës Guxo.Konsiderohej si njeriu i Hashim Thaçit.