Ekspertët kërkojnë reforma dhe zhvillimin e demokracisë: “Open Ballkan” nuk e qetësoi Ballkanin
Ekspertët kërkojnë më shumë përpjekje prej BE për të shtyrë ballkanin në procesin e integrimit në be. Në tryezën e zhvilluar në tiranë u theksua se vonesat mund të shkaktojnë largimin e interesit për t’u bërë pjesë e unionit. Nga ana tjetër ish zëvendëskryeministrja e Malit të Zi edhe open ballkan e shikon me skepticizëm
Në mungesë të një përparimi konkret në integrimin europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian është treguar kreativ për të gjetur mënyra për të ruajtur ende interesin e vendeve të rajonit dhe për të implementuar reforma!
Kjo është një ndër përfundimet e ekspertëve të Ballkanit perëndimor që hartuan një dokument në lidhje me sfidat e vendeve të rajonit.
Gjergji Vrumo: “Nuk mund t’i shikojmë të izoluara prioritetet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik nga prioritetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e demokracisë. Dhe kjo është arsyeja kryesore përse një nga sinjalet më domethënëse të zhvillimit ekonomik që janë investimet e huaja në rajon, dhe sidomos në disa vende të këtj rajoni, ku përfshirë edhe Shqipërinë janë në nivele të ulëta. Kjo sepse zhvillimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja nuk është më vetëm çështje e faciliteteve dhe potencialit ekonomik, por është çështje shumë e rëndësishme e potencialit të shtetit ligjor, demokracisë se sa funksionojnë?”
Ish-zv.kryeministrja e Malit të Zi dhe ish-ministrja e Jashtme Jovana Maroviç tha se demokracia në rajon nuk po përmirësohet, ndërsa shtoj se shtetet anëtarë të Bashkimit Europian nuk janë dakord me nismën rajonale “Open Ballkan”.
Jovana Maroviç: Demokracia nuk po përmirësohet në Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë iniciativa, por pak integrim. Open Ballkan nuk po e ul polarizimin në rajon, madje nuk po na ndihmon as të forcojmë bashkëpunimin në këtë rajon. Kemi shtetet anëtare të BE që janë shumë kundër “Open Ballkan”, por nuk e thonë asnjëherë në publik, pra, duket sikur po bëjnë një lobim në hije kundër “Open Ballkan”.
Eskpertët e huaj që u mblodhën në Tiranë, vunë në dukje mungesën e reformave konkrete në ballkanin perëndimor, dhe ndasitë e mëdha në polika zhvillimore të vendeve të rajonit!