“Dumani është avokati i narkoshtetit”/ Berisha zbulon mesazhin që la në dokument: Drejtësia vonon, por nuk harron

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ku para gazetarëve foli për një mesazh që kishte lënë në dokumentin e dorëzuar në institucion.
Berisha lexoi përmbajtjen e mesazhit, ku sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke e akuzuar për qëndrime në favor të asaj që ai e cilësoi “narkoshtet”.
“Altin Gjoka Troplini Hajri, armikut primitiv të pluralizmit politik të Shqipërisë dhe avokatit të narkoshtetit shqiptar, drejtësia vonon, por nuk harron”, u shpreh Berisha duke lexuar mesazhin e tij.
Kryedemokrati vijoi akuzat ndaj SPAK-ut dhe drejtuesve të tij, ndërsa përsëriti qëndrimin se drejtësia do të japë përgjigje për çështjet që ai i konsideron të padrejta.
Berisha ndodhet në hetim nga Prokuroria e Posaçme për çështjen “Partizani”, ndërsa ndaj tij vijon masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.


