Dorëhiqet kandidati i Alibeajt për bashkinë Mirditë, do mbështesë kandidatin e Berishës

Dorëhiqet kandidati i Alibeajt për bashkinë Mirditë, do

Mark Ruçi nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë.

Ai u tërhoq nga gara këtë të mërkurë (12 prill) dhe do të mbështesë kandidatin e opozitës Albert Mëlyshi, i cili garon nën siglen e kualicionit "Bashkë Fitojmë".

Mark Ruçi,i cili mban dhe postin e Partisë Demokratike në Mirditë, e ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me qëllim që emri i tij të mos figurojë as në fletën e votimit.

Ashtu si edhe në Bashkitë e tjera të Qarkut Lezhë dhe Kurbin, edhe Mirdita tashmë do të ketë vetëm 1 kandidat nga opozita për betejën elektorale të 14-majit.

Demokratët në të tre bashkitë e qarkut janë bashkuar me kandidatët e kualicionit "Bashkë Fitojmë" të drejtuar nga Sali Berisha, duke lënë menjanë ndasitë me qëllimin e vetëm fitoren e Bashkive përballë kandidatëve të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreut në Lezhë, Majlinda Carës në Kurbin dhe Ndrec Dedës në Mirditë.

Dorëhiqet kandidati i Alibeajt për bashkinë Mirditë, do

zgjedhjet e 14 majit mirdite

EMISIONET