"Do ti shkojë huq!" Qori: Rama kujton se bëhet popullor duke e konsideruar popullin si i piri i dasmës
Duke kometuar fushatën tallava të kryeministrit Rama, kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori i ftuar në "Ora e Betit" tha se kryesocialisti ka një keqpërceptim për popullin e tij.
"Edi Rama ka një keqpërceptim që bazohet te përçmimi i tij për popullin. Kujton se bëhet popullor duke e konsideruar popullin si të jetë ai i piri i dasmës. Merr si njeri mesatar njeriun që shtrihet përtokë në dasmë, nuk është ashtu. Rama e karikaturon popullin. Mendon se duke u bërë fundërrina fare do bëhet popullor. Kam përshtypjen se do ti shkojë huq goxha kjo qasje por do ta shohim".