Elbasani bën bashkë Ramën e Berishën. Fushatë dhe urime në Ditën e Verës

14 marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

Një sërë aktivitetesh janë organizuar për të festuar këtë festë në Elbasan, Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Politikanët zgjedhin që këtë festë ta festojnë në Elbasan, vendi ku e ka origjinën Dita e Verës.

Kryeministri i Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë preferuar të që mesazhet e tyre t’i japin pikërisht nga shtëpia e festës, qyteti i Elbasanit, aty ku prej më shumë se një ore ata po zhvillojnë dhe xhiron tradicionale të festës.

Kryeministri Rama është shqoëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, ministrja Evis Kushi dhe deputetët Damian Gjiknuri, Luan Duzha dhe Denis Deliu. 

Ndërkaq, për mediat nga Elbasani Rama uroi Ditën e Verës, ndërsa tha se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje, por siç e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama.

Ndërsa kreu i Opozitës Sali Berisha u shpreh se 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, ku Elbasani do votojë për Luçiano Boçin.

"Urimet më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët.

Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit.

Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica", theksoi Berisha.

EMISIONET