"Dikur e adhuronin punën e kryebashkiakut"/ Albi Jahelezi: Kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn

"Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi  që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe.

Bashkia do t’i shërbente qytetarëve, nuk do ti shërbente oligarkëve apo drejtorëve të 5D dhe inceneratorit. Po ju pret 7 muaj ju e zvarritet këtë gjë. Më vjen keq që nuk ishit ju si kryetare e Këshillit Bashkiak, por më duhet ta them që të gjithë ata që e mbrojtën dhe admiruar ish-kryetarin e Bashkisë, sot po i bëni vdekjen politike. Kështu që faleminderit dhe me kënaqësi do të votojmë shkarkimin e tij”, tha Jahelezi.

EMISIONET