U arrestua për trafik dr*ge nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli liron Erind Agalliun nga burgu

I dyshuar si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës, Erind Agalliu ka lënë qelinë pas vendimit të Apelit të Posaçëm.
Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Agalliut, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest shtëpie”.
Vendimi i shkallës së dytë të gjyqësorit vjen pas kërkesës së avokatit të tij, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar, si pjesë e një hetimi për një grup të dyshuar kriminal që akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa SPAK ende nuk ka përfunduar veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rolit të personave të përfshirë.

