Liverpool nis epokën pas Salah, Barcola në krye të listës së “Reds”

Liverpooli ka bërë një hap të madh drejt transferimit të Bradley Barcolas, pasi ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin e Paris Saint-Germain.
Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, "The Reds" kanë marrë dritën jeshile nga reprezentuesi francez, i cili ka pranuar një kontratë gjashtëvjeçare deri në vitin 2032 me një pagë shumë të lartë.
23-vjeçari, kontrata aktuale e të cilit me PSG-në skadon në vitin 2028, nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në "Parc des Princes". Raportohet se ai ka refuzuar edhe ofertën e klubit francez për rinovimin e kontratës.
Pas marrëveshjes me lojtarin, Liverpooli pritet të intensifikojë negociatat me PSG-në për të arritur akordin për shumën e transferimit. Kampionët e Evropës kërkojnë plot 120 milionë euro për të lejuar largimin e francezit.
Në të njëjtën kohë, PSG po punon për të gjetur zëvendësuesin e Barcolas. Klubi parisien vazhdon bisedimet me Monacon për transferimin e anësorit Maghnes Akliouche.
Sipas raportimeve, edhe Liverpooli ka bërë një ofertë për Akliouchen, por lojtari është i fokusuar vetëm te një transferim në "Parc des Princes", duke preferuar t'i bashkohet PSG-së.

