“Spanja kishte 100 turistë në vit”/ Berisha nxjerr VIDEON e Kumbaros: Vetëm në organizatën kriminale mund të gjenden të tilla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2026, 15:55

Lideri i opozitës Sali Berisha ka postuar një video shoqëruar me një mesazh të shkurtër, të deklaratave të Ministre së Ramës Mirela Kumbaro ku bëhet fjalë për turizmin në Gjirokastër dhe krahasimet qesharake që ajo bën me Spanjën.
“Ministre i thënshin”! “Vetëm në organizatën kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tilla”, shkruan kreu demokrat në mesazhin e tij.

