"Dënoj shkeljen e procedurës së Peleshit"/ Bardhi për mediat: I përgëzoj deputetët që ishin në "krye të detyrës" sot në Kuvend

"Dënoj shkeljen e procedurës së Peleshit"/ Bardhi

Në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur fill pas mbylljës së sesionit kaotik parlamentar.

Ai menjëherë ka përgëzuar deputetët e PD që sipas tij “ka qenë në krye të detyrës” me mobilizim dhe ndërprerjen e seancës së sotme plenare.

Bardhi ka dënuar shkeljen e procedurës së kryeparlamentarit të Niko Peleshit, i cili miratoi vazhdimin me votim për projektligjet si pasojë e revoltës opozitare në Kuvend.

"Secilin deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që sot u ngrit në lartësinë e detyrës së tij për t’i shërbyer interesit publik.

Së dyti ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe imuniteteve ku vota jonë dhe qëndrimi jonë është i qartë. Pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar.

....

Dua të dënojë shkeljen e procedurës së kreut  të parlamentit Niko Peleshi, në emër të Grupit Parlamentar. Shkeljen kushtetuese dhe ligjore që ka kryer Niko Peleshi."- tha Bardhi.

 

EMISIONET