Abuzimet me tenderat nga AKSH-i/ Ndërpritet seanca, avokatët marrin 3 orë kohë të njihen me aktet

Abuzimet me tenderat nga AKSH-i/ Ndërpritet seanca, avokatët marrin 3

Kreu i AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zëvendës drejtoresha Hava Delibashi dhe zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismali janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Sapo ka nisur seanca, avokatët kanë kërkuar 3 orë kohë në mënyrë që të njihen me aktet.

Seanca pritet të rinisë në orën 16:00.

Ja se çfarë ka ndodhur:

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. 

Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”.

“Arrest me burg” është firmosur për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”

 

EMISIONET