Dedaj: Shoqëria jonë gjykon dhe mendon me stomak, me frikën e bukës

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në "Ora e Betit" thotë se sfida e shoqërisë shqiptare është krijimi i një mentaliteti të civilizuar që shkon përtej stomakut.

Dedaj: Do ruajmë pluralizimin politik apo do të shkatërrojmë pluralizimin politik? Ne mund të pranojmë fasadë pluralizimin por ky nuk është pluralizëm politik. Ne pretendojmë të respektojmë Kushtetutën e këtij vendi dhe të kemi një sistem demokratik, ku pavarësisht bindjeve të tua politike nuk je i cënuar me bukën e gojës. Do krijojmë një shoqëri të mentalitetit të civilizuar apo të stomakut ku gjykojmë dhe mendojmë me stomak, me frikën e bukës. Në këtë lloj niveli jemi pas 32 vitesh. Kjo është sfida që ka shoqëria shqiptare.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET