DEBATET/ Vokshi nxjerr videon e Ramës: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”! Nikolla i heq fjalën
Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate të forte. Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej:
“Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.
Ka qenë edhe ky moment ku ka ndërhyre Lindita Nikolla duke i hequr fjalën. Sakaq foltorja është rrethuar nga Garda për shkak të tensioneve të krijuara.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Është turp zonja kryetare që ju lejoni që të veprohet në këtë mënyrë. Nuk mund ta hamendësoni ju se çfarë duhet apo mungon në procesverbal.
Vokshi: E kam kërkuar fjalën disa herë
Nikolla: Bllokuat foltoren duke shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit.