Debate te Reforma territoriale/ Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Debate te Reforma territoriale/ Erion Isai: Në shesh mbledh më

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale është shoqëruar me debate të ashpra mes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isait dhe demokratit Luçiano Boçi. Pjesë e debatit është bërë edhe demokratja Ina Zhupa, pasi Isait ka deklaruar se në kohën kur qeveriste PD protestoheshe dhe vriteshe, ndërsa në qeverisjen e PS-së qytetarët janë të lirë të protestojnë. 

Nga ana tjetër, Boçi e kundërshtoi, duke thënë se protestat janë të ndryshme sipas kohës dhe mënyrës si zhvillohen dhe se nuk duhet të bëhen krahasime të tilla. Po ashtu debati u shoqërua me replika të forta dhe tone ironike mes palëve. Diskutimi u ashpërsua edhe më shumë kur demokratët e pyetën Isain nëse ishte sot në SPAK.

Erion Isai: Unë jam ai që them nuk i ka mirëmbajtur mirë rrugët rurale, unë jam ai që po them po, për Shqipërinë po flasim, 2013 përpara, 2013 pas, s’kshte asnjë arsye pse të kishte ndryshim cilësor në qeverisje. Edhe meqënëse thatë për protestën, zonja Zhupa, po, protestoheshe dhe vriteshe, protestoheshe-nuk vritesh. Është ndryshim i madh cilësor.

Luçiano Boçi: Pjesa e protestës, që kjo protesta është e bukur, Është e bukur e e bëjnë ata që e protestojnë, në ndryshim nga ajo protesta që the ti, që vijnë aty dhe pastaj vriten. Sepse kur vjen për të vrarë, ndoshta  ndoshta ndodh, ti e di si janë ato ngjarje, kështu që mos merr përsipër të bësh prokurorin dhe gjykatësin.

Erion Isai: I vetmi problem është që në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi.

Luçiano Boçi: Lëri tashi

Erion Isai: Si vriteshin, kam qenë student i Akademisë së Arteve, kam qenë pjesë në protestë.

Luçiano Boçi: Zoti Isai ishe sot në SPAK ti?

Erion Isai: Unë jam kurioz, jo jo, ju kur jeni për të duartrokitur tek dera e SPAK. Ju kur duartrokisni? Isha dhe do të shkoj sa herë të jetë e nevojshme. Ti sheh SPAK me dy lupa, një herë në protestë dhe një herë me dy lupa, një herë në protestë, një herë që thua mua.

Luçiano Boçi: Na e përcakto edhe nga kjo ana e ballafaqimit natyror, që ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, tek shpendët dhe te kafshët.

Erion Isai: Tek njerëzit që e pranojnë drejtësinë.

EMISIONET