Debat për 14 majin/ Qefalia jep leksione për kandidatët, Balliu: E ke marrë vesh që e ke në burg kryebashkiakun?

Deputeti socialist  Xhemal Qefalia dhe Klevis Balliu i PD u përfshinë në debat në studion e "Drejt" për zgjedhjen e 14 majit.

Qefalia tha se PS e ka më të lehtë për të nxjerrë kandidatë fitues, por Balliu i kujtoi që kryebashkiaku i Bulqizës i ka shkuar në burg.

Qefalia: Roli i kandidatëve është primar në zgjedhjet e pushtetit vendor. Përzgjedhja duhet të jetë shumë rendimentale. PS e ka më të lehtë këtë aspekt, një pjesë e mirë e kandidatëve të saj kanë treguar se në qeverisje kanë sjellë zhvillime të dukshme. Kush do të jetë për opozitën, Klevisi i Saliut apo Enkelejdi i Lulit?

Balliu: Nuk e di e ke marrë vesh apo jo por të ka ikur kryetari i bashkisë në burg. Kë keni në Bulqizë? Iku në burg ai, me kë të përballemi ne? Më shumë jeni në burg sesa jashtë.

Qefalia: Sot kushdo që shkel ligjin përgjigjet para drejtësisë.

EMISIONET