"B*ndra e vërtetë është parafolësi"/ Berisha 'shpërthen' ndaj Ballës: Shërbëtori më i shëmtuar i karteleve
Sali Berisha i drejtoi akuza Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash.
“Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës, shërbëtori më i shpifur i tyre. Është njeriu që ka liruar 2 terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i asaj që u quajt b*ndrra, por në fakt b*ndra e vërtetë është parafolësi. Të të lexoj pazarët që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj qytetarët kërkojnë fundin sepse përfaqëson bandat dhe krimin”, tha Berisha.
Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje për fjalorin e përdorur.

