Blushi: Meta dhe Doktori i madhërishëm do ta mposhtin Ramën jo vetëm në 14 maj, por edhe në zgjedhjet parlamentare

Partia e Lirisë tërhoqi listat e kandidatëve për këshilltarë pas krijimit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë".

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, thotë se kjo sakrificë u bë në emër të një interesi më të madh, që është mundja e Ramës me 14 maj.

"Në kushtet e reja të krijuara si pasojë e vendimit politik të Edi Ramës për të mos lëshuar vulën e PD dhe për të krijuar të gjithë atë maskaradë të pritshme që zgjati 1 vit e gjysmë dhe për të kulmuar me ato vendimet e shumëpritura nga grupimi Alibasha në PD u mendua si e dosmosdoshme krijimi i këtij koalicioni dhe tërheqja apo sakrifikimi që Partia e Lirisë bëri për një interes shumë të madh.

Ne i kishim prezantuar shumicën e listave të këshilltarëve të PL në shumicën e bashkive të vendit por në kushtet e reja të krijuara, PL vendosi të bëjë këtë sakrificë për hir të një interesi më të madh që është fitorja me çdo çmim e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Forcat opozitare në koalicion do të kenë jo vetëm një kandidat për përbashkët për kryetar bashkie, por edhe për këshillat bashkiakë ky koalicion do të hyjë më një listë të përbashkët".

I ftuar në Ora News ai tha se gjithë ky proces ka kaluar me dakordësi.

"Nuk ka pasur asnjë kundërshti. Brenda forcës tonë politike ka ekzistuar pjekuria e duhur politike për të mbështetur këtë vendim që garanton fitoren e opozitës nga Durrësi në Korçë, nga Saranda në Tropojë".  

Ai shprehu bindjen se "Ilir Meta sëbashku me doktorin e madhërishëm do ta mposhtin Edi Ramën jo vetëm në zgjedhjet lokale por edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ne kemi kandidatë për bashki, Rilindja ka kandidatë për në qeli".

Lidhur me publikimin e një shkrimi dy ditë më parë nga EuReporter, sipas të cilit ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë, ku u publikuan edhe disa fatura, Blushi tha se "mafia e incineratorëve paguan shkrime për të shpifur".

EMISIONET