Blushi: Këto janë 5 arsye pse duhet votuar Këlliçit për Tiranën, qytetarët duhet votojnë për numrin 5

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se janë 5 arsye konkrete pse duhet votuar kandidati i opozitës Belind Këlliçi për bashkinë e Tiranës.
Ai shkruan se këto arsyet janë transporti publik falas, nënkalimi tek Sheshi "Skënderbej", reduktimi i taksave dhe tarifave, asnjë lagje pa çerdhe, kopshte, shkolla si dhe 500 oaze të gjelbërta.
Blushi: 5 angazhimet e Belind Këlliçit për Tiranën: Transporti publik falas. Nënkalimi tek Sheshi "Skënderbej". Reduktimi i taksave dhe tarifave. Asnjë lagje pa çerdhe, kopshte, shkolla. 500 oaze të gjelbërta.
Të paktën 5 arsye pse çdo ditë duhet të nxisim çdo të afërm, mik, shok, fqinj dhe qytetar të Tiranës të marrë pjesë në votimet historike të 14 Majit për të mbështetur me votë planin e shkëlqyer të Belindit për zbutjen e kostos së jetesës dhe mbështetjes për familjet, me transportin publik falas, uljen e taksave e tarifave dhe paketën e arsimit.
Të paktën 5 arsye pse në fletën e votimit, qytetarët e Tiranës duhet votojnë për Nr.5, për Belind Këlliçin! Bashkë Fitojmë për Tiranën dhe për qytetarët e saj!

