Berisha-Spiropalit: Vuan nga kompleksi që Frojdi e quan zilia falike te vajzat! Reagon ministrja

Ish-kryeministri Sali berisha iu përgjigj akuzave të socialistes Elisa Spiropali ndaj tij.

"Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie.

Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit.

Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat", ironizoi Berisha.

Ndërhyn kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

"Ndërpritet fjala. Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj vajzave dhe grave", tha Nikolla.

pas kësaj do të reagonte edhe vetë ministrja Elisa Spiropali

"Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për tu marrë me njerin dhe tjetrin.

Ta kuptoj moshën dhe hallin. është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda.

Meqë fole për të varfrit e Shqipërisë, t'i që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde.

Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga cdo moral. Ku humbur Sali. e di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës", u shpreh Lindita Nikolla.

EMISIONET