Megaoperacioni, Prokuroria: 112 urdhër-arreste, 90 të arrestuar në Tiranë, në pranga dhe gra

Megaoperacioni, Prokuroria: 112 urdhër-arreste, 90 të arrestuar

Teksa në vendit tonë, nga jugu në veri po zhvillohet një megaoperacion antidroge nga ajri dhe toka, Prokuroria e Tiranë konfirmon zyrtarit se ka lëshuar 112 urdhër-arreste, nga të cilët mësohet se 90 persona janë arrestuar.

Duke iu referuar organit të akuzës, mësohet se janë ekzekutuar gati gjysma e këtyre urdhër-arresteve.

Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese. Raportohet se mes të arrestuarve, 5 janë gra dhe vajza.

Ndërkohë, numri i të shoqëruarve është më i madh, ndërsa aksioni vijon edhe aktualisht. 

EMISIONET