Berisha: SPAK, kurban i djegësave në betejën Veliaj-Ahmetaj

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të cilën tha se ajo është bërë kurban i betejës politike brenda llojit mes Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt.

Berisha theksoi se fakti është që na dalin dokumente që nuk janë konsideruar më parë lidhur me dosjet e incineratorëve, të cilat janë nxjerrë qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës.

Aty është betejë, tha Berisha, Erion Veliaj kundër Arben Ahmetajt.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës sot me gazetarët

Berisha: SPAK, kurban i djegësave në betejën Veliaj-Ahmetaj

Pyetja e gazetares: SPAK është droguar  me paratë e incineratorëve. A ka fakte dhe prova e emra prokurorësh që janë përfshirë në korrupsion të tillë?

Sali Berisha: Nuk i njoh me hollësi përveç atij Shehajt që tha se nuk kishte materiale elektorale. Unë me hollësi nuk i njoh prokurorët por gjykoj nga faktet. Procedura ligjore është e tëra e kryetarit të bashkisë dhe firmës së tij. Punonjësit kanë përgjegjësi por përgjegjësi numër një ka kryetari i bashkisë që nuk u prek.

A çoi qese parash tek këta dhe ky quhet korrupsion monetar apo morën një urdhër të prerë dhe quhet korrupsion politik unë nuk i di por është fakt.

Fakti është që na dalin dokumente që nuk janë konsideruar. Dokumente të rëndësishme jo të parëndësishme, unë e di që I ka nxjerrë Erion Veliaj. Të jeni të sigurtë. Aty është betejë. Erion Veliaj kundër Arben Ahmetaj.

A mundet një prokuror të fshehë dokumente e të mos i konsiderojë. Ose Veliaj pagoi dhe urdhëroi. Ky është korrupsion.

SKRAP është i kapur. Se kush është më e fortë qeset me para apo urdhrat e qeveritarëve nuk e di por njëra nga këto është 100%. Si mund të lejohet të disbursohen 300 mijë euro tek një italian. Djegësat po djegin SKRAP, ndërkohë që duhej të digjnin qeverinë, por SKRAP po del kurban i djegësave. Duket që po mbushin valixhet. Pse nuk i vihen hekurat Ëngjëll Agaçit që ka marrë shkresën nga agjencia kombëtare e prokurimeve publike.

Ose këta janë të droguar me paratë e djegësave që janë të pafundme, dhe mos u çudisni …

E sipas Berishës, SPAK nuk ka hetuar siç duhet për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në aferën e incineratorëve.

Sali Berisha: "Sot ka prova, ka të dhëna, që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion që ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë. Nuk ka gjë më absurde, më të njëanshme, më komprometuese, se kryetarin e Bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për të gjithë akuzat që janë bërë për incineratorin e Fierit, e përjashtojnë nga akuzat, dhe marrin nën akuza vartësit e tij. Kjo dëshmon se SKAP-i i partisë po zhgërryhet në grazhdin e qindra milionëve të incineratorëve"

Berisha foli edhe për çështjen e Ardian Dvoranit, teksa deklaroi se votimi i tij me vetëm 14 vota nga Kuvendi shfaqi vetëm farsën me të cilën u zhvillua procesi.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal edhe te godina e re e Teatrit Kombëtar, për të cilën premtoi se  të shembë për të rindërtuar siç ishte tre vite më parë.

Sali Berisha: “Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim. Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar”

Berisha foli edhe për çështjen e Ardian Dvoranit, teksa deklaroi se votimi i tij me vetëm 14 vota nga Kuvendi shfaqi vetëm farsën me të cilën u zhvillua procesi.

EMISIONET