Dy ish-zyrtarët malazezë nën hetim për pasaportën e nderit të biznesmenit kosovar

Dy ish-zyrtarët malazezë nën hetim për pasaportën e

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, janë marrë në pyetje nga Departamenti Special i Policisë (SPP) në kuadër të hetimeve për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova, Naser Ramaj.

Sipas mediave malazeze, Abazoviqi dhe Axhiq janë pyetur lidhur me vendimin për regjistrimin e Ramajt si shtetas malazez, i cili u miratua në fund të mandatit të Qeverisë së 43-të të pakicës.

Abazoviqi ka konfirmuar për gazetën “Vijesti” se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit, por nuk ka komentuar detaje nga procesi i marrjes në pyetje.

Prokuroria Speciale e Shtetit në Mal të Zi po heton nëse ka pasur abuzim me detyrën zyrtare gjatë procedurës për dhënien e shtetësisë së nderit Ramajt, e cila u bazua në kompetenca diskrecionale të qeverisë.

Vendimi ishte paraprirë nga një vlerësim pozitiv i Ministrisë së Financave dhe një kontroll sigurie nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, ndërsa propozimi për dhënien e shtetësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Abazoviq.

Hetimet po përqendrohen edhe në faktin se, në kohën kur iu dha shtetësia e nderit, kompanitë e lidhura me Ramajn kishin detyrime tatimore dhe probleme financiare.

Rasti ka tërhequr vëmendjen në Mal të Zi për shkak të shpejtësisë së procedurës, pasi kërkesa e biznesmenit kosovar u miratua brenda rreth dy muajsh, ndryshe nga shumë aplikime të tjera për shtetësi që zgjasin me vite.

EMISIONET