Berisha reagon për Lefter Allën: Narkomanin e Bulqizës e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pasditën e se arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla nuk ka të bëjë me abuzimet në tendera.
Sipas tij, Alla u prangos me urdhër të Ramës pasi refuzoi të hiqte dorë nga kandidimi për një tjetër mandat në zgjedhjet e 14 majit.
Nisur nga kjo Berisha bëri apel [ër bashkim në mënyrë që t’i dalim zot Shqipërisë.
“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 mln euro, narkomanin e Bulqizës? A e dini ju pse e arrestuan? E arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ja mbanin dosjen. Por ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur, për të ndarë para. Burgosen vartësit, nuk burgoset ai që është kryesori. Këta vjedhin, vjedhin të gjithë.
Tendera sekrete, tendera sekrete miqtë e mi bëhen vetëm për ndonjë problem të shërbimit të fshehtë, ndonjë problem të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera sekrete ka bërë ajo që rri në krah të Edi Ramës, 260 vjedhje. Dhjetëra e dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera, se ka një ligj që e ndalon. Pra, a do vazhdojë ne në këtë mënyrë. Prandaj dhe Lushnja, Shqipëria bëhet jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Por duhet ti dalim zot, duhet ti japim votën ndryshimit, duhet të bashkohemi.
Nuk ka vend si Shqipëria të pasur. Shqipëria është një Norvegji me ujëra. Me strategjinë e ndërtimit të HEC-eve u arrit që sot HEC-et private të prodhojnë 58% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri.
Shqipëria duhet të jetë vend eksportues dhe qytetarët shqiptarë nuk duhet ta marrin me çmimet më të larta, por të ulet çmimi. Bizneset në Shqipëri ta marrin me çmime më të ulëta, sepse prodhohen 2 miliardë kilovat orë më shumë se nevoja.
Por çfarë ndodh? Nga qershori deri në shtator, sepse atëherë është kulmi i çmimeve, hapin digat dhe ua shesin sekserëve të tyre, me radhë, me çmim 20-30 euro, ndërkohë që në bursë shitet 150-180-200 euro. Sekserët, energjinë e shesin në bursë dhe paratë i ndajnë me qeveritarët. Kurse biznesit i rritin energjinë nga 120 në 220 lekë, qytetarët i kërcënojnë me 800 kilovat. Pra a nuk është ky një rast tipik se si një pasuri e juaja, pasuri publike shndërrohet në një mallkim, nuk përfiton kush prej saj përveç qeveritarëve. A do vazhdojmë ne kështu, por nuk mund të vazhdojmë ne kështu, ne duhet t’i dalim zot Shqipërisë”, deklaroi Berisha.
Gjatë prezantimit të kandidatit të tij për bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e 14 majit se ish-kreu i PD Lulzim Basha “u kap” nga Edi Rama përmes një dosjeje e cila e rrezikonte Bashën me 6 vite burg.
Berisha deklaroi se do të publikojë raportin mbi financimet në Partinë Demokratike, ndërsa tha se përveç 25 mijë eurove nga kontot e partisë, 700 mijë euro të tjera nuk kanë lidhje me këtë forcë politike dhe se janë përgjegjësi e “Lulzim Bravës” sipas tij.
Ai shtoi se me këtë dosje kryeministri Rama e “futi në xhep” Bashën, ndërsa vijoi duke thënë se ka fakte edhe kundër Enkelejd Alibeajt, i cili tanimë mban logon e Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se Edi Rama vetëm me borxhin që mori shtatorin e vitit 2021, që ja votoi edhe Lulzim Brava, mund të rriste rrogat 70%.
“Lushnja pra dhe Shqipëria është një parajsë tokësore, por aktualisht janë një mallkim për shqiptarët. Po pse janë mallkim? Sepse kjo qeveri vjedh pasuritë tuaja, vjedh taksat tuaja, vjedh djersën tuaj dhe u përçmon ju, u mashtron ju.
Nuk është retorikë, nuk janë akuza boshe, jo, jo. Unë ju them ju, është Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili deklaroi se vetëm në vitin 2022 në 9 muaj e parë të vitit, u vodhën dhe u shpërdoruan nga qeveria 122 miliardë lekë. E dini se çfarë do të thotë 122 miliardë lekë? Do të thotë të dyfishosh rrogat në të gjithë Shqipërinë dhe të teprojnë 10 herë më shumë seç jepet sot për bujqësinë, të jepet për subvencion fermerëve shqiptarë 10 herë më shumë se 30 milionë që jepen sot.
Kjo është e vërteta. Unë dhashë vetëm një shembull. Por në 8 vite ajo arritje që përbënte një farë mënyre arritjen e jetës tonë, kur ne kaluam të parët në Ballkan me rritjen e rrogave dhe pensioneve, sado që ishin të ulëta pa asnjë diskutim, por merrnim në muaj më shumë se maqedonasit, malazezët, serbët, rumunët dhe bullgarët dhe këto janë shifra.
Ç’na ndodhi këto 8 vite? Këto 8 vite jemi të fundit, jemi 40 % nën Kosovën. A kishte mundësi? Ua them me sinqeritet nëse kryeministri shqiptar si çdo kryeministër tjetër, do të kishte dëshirë të ju shifte ju më mirë, më të mëkëmbur, do të kishte dëshirë të shifte qytetarët shqiptarë, nuk po them të pasur, se i pasur do kohë, por të mëkëmbur, kishte mundësi të rriste gjatë këtyre 8 viteve, të paktën 2-3 herë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.
Në 2005-2013 në dyfishuan rrogat dhe pensionet. Por ju jeni dëshmitarë se me ato para dhe ato që merrnim borxh sigurisht, me ato para ne arritëm të ndërtojmë 11 mijë km rrugë, arritëm të ndërtojmë, rindërtojmë 1300 shkolla, 700 kanalizime dhe ujësjellësa, qindra qendra shëndetësore, sollëm Shqipërinë në moshën digjitale, dhe dyfishuam rroga e pensione.
Borxhi u rrit nga 58.2 në 62.6%, u rrit pra 4.4 % të PBB. Edi Rama vetëm me borxhin që ka marrë në shtatorin e vitit 2021 që ja votoi edhe Lulzim Brava, vetëm me atë borxh 720 mln euro, mund të rriste rrogat e shqiptarëve 70%. Ku janë? Pra, pse kjo, sepse vjedhin, vjedhin aq shumë sa e keni shumë të vështirë ta imagjinoni dhe mendoni.
Specialistë të ekonomisë të pavarur, kanë gjetur se këta në punët publike vjedh deri në 90% të investimit. Absolutisht bajpasi i Fierit, i standardeve më të gjera, me 2.8 mln euro, sepse e kanë ndërtuar bankat evropiane, ishin kredi të marra nga ne, dhe bankat të venë lupën nuk të lënë shpërdorimin. Ndërton të njëjtën rrugë në fushë në Tiranë me 24 mln euro kilometrin, ndërton të njëjtën rrugë. Greqia po ndërton autostradën Janinë-Kakavijë në terren gjysëm shkëmborë, zallor, me 4 mln euro kilometrin. Edi Rama po ndërton rrugët anësore nga Lekaj në Fier me 7.1 mln euro km. Çfarë bëhet kështu ndaj nesh.
Erion Veliaj ndërton shkolla në Tiranë, pasi u merr qytetarëve të Tiranës 42 mln euro taksë arsimi, në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta garanton arsimin falas, kurse ai nuk pyet për kushtetutën, u vë taksë familjeve dhe ndërton shkollën 6 mln euro, shkollën tjetër 4 mln euro, ndërkohë në të gjitha manualet e ndërtimit të BE-së dhe SHBA, ajo shkollë nuk kushton asnjë qindarkë më shumë se 700 mijë euro maksimumi. Këta janë lëshuar si një lukuni e papërmbajtur”, tha Berisha.