Arrestimi i Lefter Allës, Qyno: U hetua dhe para tre vitesh pas videos ku konsumonte një pluhur të bardhë

Ditën e djeshme kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, falsifikim dokumentash sebashku dhe me 12 funksionarë të tjerë në Bashkinë Bulqizë.

Gazetari i Ora News Elton Qyno deklaroi se pas arrestimit ka patur kontrolle dhe në bashkki dhe banesën e Allës dhe vëllait të tij, ku janë marrë një sërë dokumentash e kompjutera teksa dyshimet janë dhe për shuma parash në një aferë korruptive.

"Ky operacion bëhet në një periudhë kur na ndajnë vetëm dy muaj nga fillimi i zgjedhjeve të bashkive e që padyshim ka sjellë një rotacion e sa i përket besimit të publikut për punën individuale e shtetërore që ka kryer kryebashkiaku Alla.

Kontroll është bërë në bashki, janë marrë kompjutera, një sërë dokumentesh. Është kontrolluar shtëpia e Hallës dhe vëllait të tij.

Deri tani nuk ka të dhëna që janë sekuestruar të dhëna monetare, por janë krijuar dyshime përmes bisedave të përgjuara që kemi të bëjmë me një aferë korruptive, edhe prej tenderit 2.8 mln euro ku fitues është shoku i ngushtë i tij.

Një hetim 3 vite më parë në Prokurorinë e Tiranës nisi kur mori mori mandatin si kryebashkiak në Bulqizë.

Një video e publikuar tregonte Lefter Allën që konsumonte një pluhur të bardhë e që dyshohej se ishte heroinë apo kokainë. Pas publikimit të videos, Prokuroria nisi një hetim për të hetuar se nëse ishte lëndë narkotike.

Alla u mor në pyetje dhe hodhi poshtë pretendimet duke u shprehur se nuk ishte lëndë narkotike por një pluhur farmaceutik. Prokuroria dhe vetë Lefter Alla ka kërkuar kryerjen e një ekspertize mjekësore nëse ishte konsumues i lëndëve narkotike dhe në atë kohë ai doli negativ," tha ai.

Sa i përket arrestimeve të shumta që ka patur nga rradhët e funksionarëve socialistë për shpërdorim detyre e korrupsion, Qyno u shpreh se një gjë e tillë ndodh pasi në administratë janë punësuar të gjithë militantët socialist.

"Patjetër që meqënëse e gjithë administrata publike është mbushur me militantë të PS-së targeti më i madh për tu arrestuar është ky grup i PS. Gjithmonë edhe nga kontrollet e SPAK në bashkinë e Lushnjes, Dimalin, Bulqizës dhe zyra të tjera gjithmonë kanë qënë militantë të PS pasi çdo vend pune i përket një funksionari të PS," tha ai.

EMISIONET