Berisha: Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% më shtrenjtë se Ura e Bunës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te inagurimi Urës së Kukësit nga kyreministri Edi Rama.
‘Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% më shtrenjtë se Ura e Bunës’, u shpreh Berisha gjatë protestës.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, pararendësve të vërtetë të fitores së opozitës shqiptare, misionarëve të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Një përshëndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në qelitë e diktaturës. Një përshëndetje, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji që qendrojnë si luftëtarë të pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktaturës narkodiktatorit, Edi Rama.
Të dashur miq, në çdolloj pamje që të shqyrtosh regjimin e Edi Ramës, ai del mashtruesi më i madh në histori, del hajduti më i madh në histori.
Këto ditë ai kalon në studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, këto 11 vite prodhimi i brendshëm i Shqipërisë u dyfishua, dhe po kështu rritja ekonomike dhe buxheti.
Të dashur miq, për ju dhe të gjithë shqiptarët detyrohem të bëj disa krahasime. Jo, aspak, për të evokuar këtu një kohë të 11-12 viteve më parë. Por po bëj këto krahasime sot këtu, për të faktuar këtu, për t’ju provuar këtu me shifrat e tij, se çdo të thotë të jesh hajduti më i madh i kombit shqiptar në kohëra.
Të dashur miq, në vitet 2005-2013 prodhimi i brendshëm u dyfishua. Buxheti u dyfishua. Prodhimi u rrit nga 5 miliardë në 10 miliardë.
Por më falni, si u pasqyrua kjo rritje tek qytetari shqiptar? Si e ndjeu këtë rritje qytetari shqiptar?
Këtë rritje të prodhimit të brendshëm nga 5 miliardë që ishte në 2005, në 10 miliardë në 2013 qytetari shqiptar e ndjeu me dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave të tij.
E ndjeu pensionisti shqiptar me dyfishimin e pensionit minimal, me rritjen 70, 80% të pensionit mesatar dhe rritjen me 50% të pensionit maksimal.
E ndjeu qytetari shqiptar me ndërtimin e 11 mijë kilometrave rrugë me një buxhet gjysma e buxhetit të këtij viti. 11 mijë kilometra rrugë.
Ndërtimin e 1300 shkollave, kopshte e objekte arsimore. Shtrirjen e internetit dhe ngritjen e laboratoreve të informatikës me 26 mijë kompjutera në 2100 shkolla të vendit.
E ndjeu, me ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza nga Shëngjini në Ksamil.
E ndjeu, me uljen drastike të çmimeve telefonike celulare, me uljen drastike të çmimit të internetit.
E ndjeu, me mbidyfishimin e bizneseve në mbarë vendin.
Të dashur miq, pra, në rast se prodhimi i brendshëm u rrit vërtetë 100%, dhe po kaq buxheti i shtetit. Këto u konvertuan ashtu siç duhet në mirësi për qytetarët shqiptarë.
Paratë ishin të tyre. Qeveria kishte një detyrë dhe vetëm një, t’i shpërndante ato në mënyrën më të drejtë të mundshme, më të ndershme të mundshme.
Por tani, le të vijmë pak tek vitet 2014-2021, 8 vjeçari i Edi Ramës.
E vërteta është që prodhimi i brendshëm, jo siç mashtron ai u rrit 100%, por u rrit me gjithësej 70%.
E vërteta është se, buxheti u rrit me 70%, ndërkohë që me dyfishimin e taksave duhet të rritej me 140%. Por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka, si e ndjeu qytetari shqiptar këtë rritje? Çfarë gëzoi qytetari i thjeshtë nga dyfishimi i prodhimit të brendshëm gjatë narkoshtetit?
Cfarë gëzoi qytetari i thjeshtë shqiptar nga dyfishimi i buxhetit të shtetit në narkoshtet?
Këtë pyetje t’i shtrojmë vetes sot.
Më lejoni t’ju përgjigjem me fakte e me shifra.
Gjer një vit më parë, çdo qytetar shqiptar merrte një rrogë të paktën 30-40% më të ulët në fuqi blerëse, se sa në vitin 2013.
Shqiptarët, që me rrogat dhe pensionet e tyre dolën në krye të vendeve të rajonit për pagesë më të mirë, për rroga më të mira, pensione më të mira, u rrokullisën me shpejtësi në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulëta.
40, 50% më të ulëta se në Kosovë. Pra, çfarë ishte kjo rritje?
Qytetarë dhe qytetare, për të kuptuar se cila është rritja e narkoshtetit me lutjen time hidhini një sy kullave në qendër të Tiranës. Këto kulla kushtojnë gjer tani 4 miliardë euro. Të konvertuara në rritje këto përbëjnë një përqindje shumë të madhe të rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Po cili përfiton prej tyre? Qytetarë dhe qytetare, kush ka përfituar nga ju nga kullat e drogës ddhe korrupsionit, më thoni pak?
Janë 4 miliardë euro. Edi Rama i regjistron si dyfishim të rritjes.
Po kush përfitoi nga qytetarët prej tyre? Cili prej jush mund të blejë një apartament në këto kulla?
58 mijë apartamente janë bosh të blera nga trafikantët.
A nuk është kjo rritje një mallkim për qytetarët shqiptarë? A nuk është kjo një rritje e mallkuar për qytetarët shqiptarë me të cilët rreh gjoksin Edi Rama?
A e dini ju nga vjen kjo rritje e tmerrshme? Kjo rritje ka në bazë vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen, sepse Edi Rama rrugën që kushton 1 milion euro për kilometër e ndërtin me 10 milioë euro kilometrin. Pra, vjedh 90% të çmimit.
Po kjo llogaritet rritje.
Rama sot inaguroi për herë të 3-të Urën e Kukësit, e ndërtuar me paratë e taksapaguesve. Ka kushtuar 250% shtrenjtë se Ura e Bunës
A e dini ju, çfarë ndodh me paratë? Tallet me cinizëm me pensionistët.
Sot pensionistët shqiptarë krahasuar me 2013, por le të themi me 2014, se ky e ka si puna e Enver Hoxha këtë punën e Partisë Demokratike, që thoshte periudha e Zogut. E kishte tmerr te Ahmet Zogu. Kurse ky e ka te Partia Demokratike.
Ky mashtrues ordiner.
Ju lutem, më thoni pak çfarë ka ndërtuar në 11 vite ky njeri?
Rrugë e filluar dhe e mbaruar e vetme në 11 vitet e tij janë 20 kilometra Kashar-Thumanë, të cilën e ka ndërtuar me çmimet më stratosferike.
Rrugë e vetme, asnjë tjetër fillim dhe mbarim të saj. Tunelin e Llogarasë, tunelin më të kushtueshëm të planetit. Tunelin që shkon deri në 65 mijë euro për banor investimi. Tunelin që ia dha kompanisë me ofertë 50 milionë euro më shtrenjtë se e dyta, dhe që pastaj futi Gjokën e tij për ta ndërtuar me 140 milionë euro në mënyrë që me ortakët e vet në Turqi dhe lubi Ballukun të ndanin 50 milionë euro.
Çfarë ndërtoi? Më falni, ë, me 57 miliardë euro buxhete në këto vite?
Mendoni pak, me gjysmën e këtyre u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, tunele e autostrada, qindra e mijëra shkolla dhe kopështe. Shqipëria u trasformua.
Po me 57 miliardë të këtyre viteve, çfarë ndodhi?
Pensionisti merr sot të llogaritur me inflacionin, 40% më pak se sa merrte në vitin 2014, apo në në vitin 2013. Dhe tallet me të në mënyrën më cinike, më të pashpirt. Ua merr korrigjimin, indeksimin e periudhën e mars-tetor për t’ua bërë dhuratë në dhjetor si bonus se gëzojnë më shumë në dhjetor.
Sot inaguroi për herë të tretë Urën e Kukësit. Dhe ajo e ndërtuar nga koncensionari, natyrisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
A e dini ju sa ka kushtuar ajo urë? 250% shtrenjtë se Ura e Bunës. Ura e Bunës e ndërtuar në vitin 2013, e përfunduar është urë me mekanizëm hapjeje, hapet dhe lejon kalimin e mjeteve lundruese.
Kurse ajo, urë fikse të cilën e ka inaguruar nja tri herë gjer sot ndërtohet me 30, apo 35 milionë euro.
Nuk ka dyshim se vjedh tek privati, vjedh tek shteti, vjedh kudo dhe vetëm vjedh.
Ky është pra, mashtruesi, hajduti që mendon se mbulon vjedhjet e tij me mashtrime. Mendon se, arrin të mashtrojë punonjësit, qytetarët, arrin të mashtrojë pensionistët dhe me cinizëm tallet me ta.
E vërteta është, se prej 6 apo 7 vitesh që merr taksën e rrugës së kombit, objekti i vetëm i ndërtuar është ajo urë. Nuk ka ndërtuar një km2 në rrugën Milot-Rrëshen.
Ndërton aeroportin më të madh në Ballkan në Vlorë për të gjobitur shqiptarët me tarifën e qindra mijërave biletave të munguara, ndërkohë ka angazhuar televizionet kombëtare në një propagandë të turpshme mashtrimi ku gjysmën e lajmeve ua kushtojnë mashtrimit të qytetarëve dhe lustrës së narkodiktatorit.
Miqtë e mi, në parlament së bashku me qytetarët, së bashku me pensionistët, së bashku me studentët, me të rinjtë do bëjmë një betejë që betejë që parlamenti s’e ka parë për vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar.
Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre. Parlamenti do të jetë i qytetarëve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik është beteja jonë.
Asnjë shqiptar më pak se 200 euro në muaj! T’ua marrim hajdutëve, t’ua marrim qeveritarëve, t’ua marrim zyrtarëve, narkozyrtarëve, t’ua marrim trafikantëve. T’ua marrim oligarkëve, t’ua kthejmë qytetarëve, t’ua kthejmë pensionistëve.
Është radha, është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!