Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën për kryebashkiak: Durrësi pret me padurim Ndryshimin!

Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën për kryebashkiak:

Sot në orë 11:00,lideri i opozites Sali Berisha, do të prezantojë Igli Carën, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit.

Njoftimi u bë nga Partia Demokratike, ndërkohë, vetë kandidati i ftoi qytetarët e Durrësit:

"Ju ftoj të bëhemi bashkë të shtunën, më datë 8 prill, ora 11:00, në Pallatin e Sportit 'Ramazan Njala' , për të nisur një rrugëtim të ri, për Durrësin, për familjen, për të ardhmen!

Na nderon me pjesëmarrjen e tij dhe Prof. Dr. Sali Berisha. Ti bën ndryshimin!".

Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën për kryebashkiak:

Ndërkaq kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes rrjeteve sociale se në orën 11:00 nis fitorja e Igli Carës dhe Koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Durrës, duke shtuar se Durrësi po e pret me padurim ndryshimin!

“Sot në orën 11.00, në Pallatin e Sportit të Durrësit, nis Fitorja e Igli Carës dhe Koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Durrësi pret me padurim Ndryshimin! Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

EMISIONET