"14 maji", Shehu: Vetëm koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të shpëtojë qytetarët nga arroganca e qeverisë

"14 maji", Shehu: Vetëm koalicioni “Bashkë

Në një reagim përmes rrjeteve sociale deputeti demokrat Tritan Shehu është shprehur se koalicioni “Bashkë Fitojmë” tashmë është solid dhe krejtësisht funksional.

Shehu thekson po ashtu se fitorja në qarkun e Gjirokastrës është e sigurt, duke shtuar vetëm kandidati i opozitës mund t shpëtojë qytetarët nga mjerimi dhe arroganca e qeverisjes Rama.

REAGIMI I TRITAN SHEHUT

Mobilizim e besim per fitoren, ne Qarkun e Gjirokastres!

Ne te gjitha bashkite, ne Gjirokaster, Dropull, Libohove, Tepelene, Memaliaj, Kelcyre, Permet deget e PD, kryesite e tyre, shtabet, kandidatet etj. jane ne vrullin e punes per zgjedhjet e 14 Majit.

Fitorja eshte shume afer tashme, sepse ne kemi:

—Dorian Lani, Adil Xhelili, Thanas Maneka, Baftjar Imeri, Albert Malaj, Arjan Kasaj, Edmond Komino, kandidate te koalicionit tone, qe jane pa dyshim kandidatura te shkelqyera keto, jane kryetaret e ardheshem.

—Sepse Koalicioni “Bashke Fitojme” tashme eshte solid e krejtesisht funksional.

—Sepse ky koalicion ka si drejtuese PD, forcen kryesore politike opozitare ne Shqiperi.

— Sepse lideri politik i ketij koalicioni eshte Berisha.

—Sepse keta kandidate paraqesin platformat me te mira, reale e konkrete per daljen nga “ humnera” aktuale e zhvillimin e Bashkive, qe do te drejojne mbas disa javesh.

—Sepse vetem keta dhe Koalicioni i yne mund te shpetojne qytetaret tane nga mjerimi, perbuzja, varferia ku Rilindja i ka katandisur, nepermjet keq qeverisjes, korupsionit te madh, arrgances e mos respektit per njerezit.

—Sepse vetem keta do te ngrene e ndertojne nje “Pushtet lokal” afer qytetareve e per qytetaret, per ata e femijet e tyre.

Dita e ndryshimit te shume pritur po vjen, tingujt e fitores tashme degjohen qartazi!

zgjedhjet e 14 majit tritan shehu zgjedhjet vendore zgjedhjet

EMISIONET