"Edhe Veliaj në tavë"/ Berisha: Ministra të Ramës kanë paraqitur dorëheqje. FBI të hetojë takimet e Kim me McGonigal
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e McGonigal. Berisha nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim si edhe ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Sipas Berishës, pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë aferë qëndron, ambasadorja Kim. Kryedemokrati ka kërkuar gjithashtu nga FBI të hetohen edhe takimet e McGonigal me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Guvernatorja është një MCgonigal, ndaj të cilës janë lëshuar akuza për korrupsion. Nisën me manipuluese për dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi me dosjen e zezë, me sulme të paprecedente, duke dëshmuar se nuk ka asnjë vlerë, duke rendur nga zyra dhe studio më studio, për të shkatërruar opozitën. Nuk është kjo që e ka bërë të heshtë dhe të adaptojë kodin e heshtjes guvernatorja. Jo! Ka arsyeje të tjera. I bëj thirrje FBI, DASH, agjencive amerikan, të hetojë qëllimet e saj ndaj MCGonigal. A ka informuar ajo për takimet që ka pasur me të? Për veprimtarinë e tij? Për vizitat e shpeshta të tij.”, ka thënë Berisha.
Po ashtu lidhur me shpërthimin e këtij skandali, Berisha theksoi se disa prej anëtarëve të kabinetit Rama kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga postet e ministrave.
“Di që ka ministra që kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal.
Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Pra, jemi në fillimin e një tërmeti dhe i them Edi Ramës se ky do jetë një cunam popullor.
Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Është në tavë. Shkoi për të dëshmuar, apo për një arsye tjetër, atë ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë”, tha Berisha.
I pyetur nëse ishte në dijeni të faktit që disa prej ministrave kanë dhënë dorëheqjen dhe cilët janë emrat e ministrave, Berisha tha:
“Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do t'i bëj publike në momentin real, disponoj dokumente të pakundërshtueshme”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku mes të tjerash kanë folur edhe për aksionin opozitar. Por i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë protesta të enjten para parlamentit, Berisha tha këtë përgjigje:
“Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situatë tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti 'Linda Rama' ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën”, tha Berisha.
Berisha u pyet edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje, në kushtet kur gjykata njeh PD e Alibeajt, por ai tha se gjykata e ka dhënë fjalën e saj më 25 mars,